E-MAIL:
Kjo adresė e-mail-i ėshtė e mbrojtur nga spam bots, duhet tė aktivizoni Java skriptet pėr tė parė atė
KRYEFAQJA
SHQIPËRIAKOSOVAKOSOVA LINDOREMALËSIAILIRIDAÇAMËRIA

KFOR-i ka ngrirė bashkėpunimin me Forcat e Sigurisė tė Kosovės

Për shkak të parakalimit me armë të Gardës së FSK-së, me rastin e manifestimit tradicional: “Epopeja e UÇK-së", Komanda e trupave Paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë  ka ngrirë përkohësisht  bashkëpunimin me Forcat e Sigurisë së Kosovës.  Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh, ka  deklaruar se ky vendim është marrë nga komandanti i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, gjenerallejtënant Markus Bentler, duke shtuar se institucionet e Kosovës nuk iu kanë përmbajtur marrëveshjes. që gjatë manifestimit,...

Lexoni pėrmbajtjen...

Sot filloi manifestimi tradicional “Epopeja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės”

Në kuadër të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”, sot  në orën 12:00, në Sheshin ‘’Skënderbeu’’, në Prishtinë, Garda e Nderit e FSK-së nderoi këtë manifestim në praninë e personaliteteve të larta shtetërore. Në orën 18:00 fillon turneu ndërkombëtar i futbollit të vogël “Adem Jashari” në Pallatin e Rinisë, ku marrin pjesë reprezentacione dhe ekipe nga rajoni dhe më gjerë. Nesër, duke filluar prej orës  10:00 do të bëhen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz, ndërsa në...

Lexoni pėrmbajtjen...

Procesin gjyqėsor kundėr liderit tė “Vetėvendosje”, Albin Kurti, deri tani e kanė kundėrshtuar 120 m

Këshilli Kundër Procesit Gjyqësor ndaj liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, njofton se deri më tani janë mbledhur mbi 120 mijë nënshkrime, të cilat janë  bërë për ta ndërprerë procesin gjyqësor kundër Albin Kurti. Këto nënshkrime janë mbledhur në mbarë territorin e Kosovës nga 66 organizata anëtare të këtij këshilli të formuar kohë më parë. Këshilli është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth këtij procesi dhe në ditët në vijim, përveç nënshkrimit të peticionit, do...

Lexoni pėrmbajtjen...

ANALIZA & OPINIONE

Deklarata shkurtėpamėse e Kuvendit tė Kosovės...Deklarata shkurtėpamėse e Kuvendit tė Kosovės...
Avni KLINAKU
(Millosheviqi vërtet ka vdekur në Hagë, por hijet e tij e të paraardhësve të tij po vazhdojnë t...
Seleksionimi etnik nė polisin Fyromian...Seleksionimi etnik nė polisin Fyromian...
Valon KURTISHI
Padrejtësitë dhe diskriminimi i i tmershëm e gjithëprezent i shqiptarëve në të gjitha sferat e ...
Piter Fait dhe EULEX-i po bėjnė presion, shantazh dhe ...Piter Fait dhe EULEX-i po bėjnė presion, shantazh dhe ...
Xhevat Bislimi - Nėnkryetar i Komunės
Për ditë e më qartë, çdo ditë e më mirë po dëshmohet se Përfaqësuesi Spec...
Nė pėrkujtim tė Ditės sė Mėsuesit (Jeta dhe veprat e P...Nė pėrkujtim tė Ditės sė Mėsuesit (Jeta dhe veprat e P...
Mehmet BISLIMI
Petro Nini Luarasi u lind më 22 prill të vitit 1865 në Luaras të Kolonjës. Petroja është i biri...
Deklarata shkurtėpamėse e Kuvendit tė Kosovės Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 7
ANALIZA/OPINIONE
Shkruar nga Avni KLINAKU   
Monday, 08 March 2010

Active Image(Millosheviqi vërtet ka vdekur në Hagë, por hijet e tij e të paraardhësve të tij po vazhdojnë të na ndjekin pas! Në Serbi ai i ka lënë mjetet dhe metodat e tij, ndërsa në Kosovë fjalorin e tij! Derisa qeveritarët e liderët serbë po vazhdojnë t’i përdorin me mjeshtëri këto mjete dhe metoda dhe po vazhdojnë të krijojnë situata e realitete të reja të ngjizura me konflikte për të ardhmen, qeveritarët dhe liderët shqiptarët po i ”vringëllojnë” shpatat e tyre prej letre dhe po kontribuojnë në mbajtjen e këtyre konflikteve si të ngrira. Në të dyja rastet, qytetarët janë të vetmit që i vuajnë pasojat.)

     Thonë se historia përsëritet. Dhe kur ajo përsëritet, përsëritet në formë tragjikomike.
     Rasti tipik i kësaj përsëritjeje është edhe deklarata e parë dhe e vetme e Kuvendit të Kosovës për veriun e Kosovës. ”Rend kushtetues”, “Integritet dhe sovranitet shtetëror”, “Tërësi (territoriale) e shtetit tonë”, - janë këta margaritarë të nacionalizmit agresiv shtetëror, të pluhurosur e të zverdhur, të nxjerrë nga sirtari millosheviqian e të cilët po vazhdojnë të përdoren akoma në Ballkanin e trazuar. (Kujtojini shprehjet: “Ustavni poredak”, “Državni integritet i suverenitet”, “Celovitost naše države”). Këtë fjalor e përvetësoi edhe Kuvendi i Kosovës dhe e sanksionoi në Deklaratën për veriun të datës 3.3.2010. Në të kaluarën deklaratat e tilla nuk sollën asgjë të mirë në Ballkan, përveç luftërave e konflikteve të vazhdueshme. Në emër të këtij koncepti Serbia na mbante të pushtuar. Kjo është ana tragjike e përsëritjes së historisë në ditët tona. Kjo përsëritje e ka edhe anën komike të saj. Qeveritarët dhe liderët tanë, këta donkishotë të ditëve tona, të pajisur me fjalorin agresiv millosheviqian, nuk e kanë as dëshirën, as vullnetin, as mundësinë e as të drejtën ta zbatojnë atë që e thonë, prandaj, duke mbetur të veshur me pajisje luftarake dhe duke mos guxuar ta bëjnë asnjë hap në këtë drejtim, ata bëhen qesharakë dhe anakronikë në sy të publikut të gjerë.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
SA HERĖ QĖ VJEN MARSI! Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 2
ANALIZA/OPINIONE
Shkruar nga Mehmet BISLIMI   
Saturday, 06 March 2010
Active Image(KOMANDANTIT LEGJENDAR, ADEM JASHARI) Sa shpejt ikën vitet, tanimë kaloi një decenie, që kur gjuhët e flakëve të luftës së furishme kishin përfshirë Kosovën. Njësitet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veç kishin lëshuar shtat dhe po mateshin me pushtuesin për t’i treguar atij se ky vend ka dalzotësit e vet, pra ka bijtë e vet që janë bërë gati për t’i dalë atdheut dhe popullit zot! Pjesëtarët e UÇK-së, po bënin historinë më të re të Kosovës, historinë e dhimbshme, por krenare, ata po mateshin me ashpërsitë e pushtuesit Serb dhëmbë për dhëmbë e flakë për flakë, i cili nuk po respektonte as edhe një normë njerëzore. Ata, po tregonin gatishmërinë e vet për të paguar çmimin e lirisë së tokave tona, pa varësisht kostos së saj- liria mbi të gjitha! Komandanti ynë Legjendar Adem Jashari, po përdridhte mustaqet e me shikimin e mprehtë po depërtonte atyre tymnajave e flakëve që po përcëllonin atdheun tonë. Ai kishte tre kut mustaqe, me trupin e tij si lis me rrema. Në shpinë kishte bjeshkët e Qyqavicës si mburojë, në gjoks mbante bjeshkët e Shkëlzenit si pararoje, me leshra si të Çerçizit dikur... >>>Si në legjendat e Gjergj Elez Alisë, po edhe Komandanti ynë me Bajlozin u pre në shtat sa gjaku shkoj rreke e lumenjtë u skuqen. Nëntë herë ishte pre me dushmanin e me nëntë plagë në shtat po qëndronte në këmbë e i patundur Komandanti ynë- si dikur Jakup Ferri me shokë. Ai po mbante plisin mbi sy si strehët e kullave tona prej guri, me mitralozin nën sqetull, pashëm pash po i binte fluturim qiellit të Kosovës e si shqiponja që ruan zogjtë e vet me flatra qiellin po mbulonte. Në lartësitë e tij, mund të fluturojnë vetëm, dhe vetëm shqiponjat e Kosovës që ranë për atdhe, nën kushtrimin e Komandantit Legjendar, Adem Jashari! Kur mërrolët lëshoheshin në ballin e Adem Jasharit, atëherë hallakatej edhe moti e zbrazej furishëm së bashku me breshëritë e plumbave të luftëtarëve të lirisë mbi armikun gjakatarë. Ademi Jashari me trimat e tij, bënë historinë më të re të Kosovës, ata kaluan përtej portës së legjendave, ata mitin e dikurshëm të flijimit e bënë realitet duke e ulur atë pranë oxhakut të kullave tona Shqiptari, ai dha krejt çka pati për të dhënë për lirinë tonë, për ne!...

Komandanti ynë Legjendar se bashku me trimat e tij, tanimë i takojnë historisë së popullit tonë, ata u bënë legjendë, legjendë e gjallë e një qëndrese të pa imagjinueshme nga shumë strateg të së djeshmes, por edhe të sotmes!

Lexoni pėrmbajtjen...
 
 

LARG DUART E ZEZA NGA RIBASHKIMI I SHQIPĖRISĖ ETNIKE DHE NGA FBKSH-JA!

Active Image*** “Jemi bijtë e Nanës Shqipe, ta bashkojmë Shqipninë Etnike” (Dida, Çela, Kovaçi).

Por si ta ribashkojmë se, kur “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari” (Faik Konica).

Mos luftoni kundër FBKSH-së! Çka jeni katandisur, mos i luftoni si armiku profesorët dhe akademikët tuaj shqiptarë, të cilët janë në mbrojtjen e interesit tuaj të përgjithshëm dhe të Shqipërisë Etnike! Mos e preni degën ku jeni ulur, se do t’iu gllabërojnë ujqit dhe qenët e uritur dhe të qartur të humbëtirës së pafund të sundimit barbarik sllav. Por luftoni pushtuesin shekullor sllav dhe dhe bandat e tij filoserbe, që ua kanë zënë frymën dhe Diellin më se gjysmës së shqiptarisë dhe territoreve të Shqipërisë Etnike(1912-2009)!

RADIO LIVE

 Skenderbeu
Jashari
United Albania
UÇK
UÇK
UÇPMB
 

SHQIPĖRIA E BASHKUAR.TV

TV

REGJISTROHUNI






Keni humbur fjalėkalimin?
Nuk jeni tė rregjistruar? Rregjistrohuni

SYNDICATE

UNITED ALBANIA.ORG

United Albania